Stafi akademik i FGJ ishte pjesë e ngjarjes shkencore të organizuar në Universitetin DIATI të Politecnico di Torino
Prof. dr. Kemajl Zeqiri nga Fakulteti i Gjeoshkencave, ishte pjesë e aktivitetit shkencor Training School: Legislation and Management Aspects of Post-Mining Activitiesngjarjes që u mbajt në Universitetin DIATI të Politecnico di Torino, më 22 – 28 mars 2026. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit COST-REMINDNET, i cili synon avancimin e njohurive dhe praktikave ne menaxhimin e aktiviteteve post-minerare.
Në kuadër të këtij aktiviteti, prof. Zeqiri mbajti dy ligjërata tematike: (1) Sustainable Tailings Management under European Terminology: Socio-Economic and Environmental Context dhe (2) Mitigating Risks through Sustainable Mining Development: A Review of Mining Policies and Legislation. Përveç ligjëratave dhe diskutimeve shkencore, aktiviteti përfshiu edhe një program të pasur vizitash studimore, duke përfshirë minierën e Traversella, muzeun mineralogjik dhe minerar, shpellën Bossea, si dhe burimin termomineral, duke ofruar një qasje të integruar midis teorisë dhe praktikës në terren.
Nga UIBM, në këtë trajnim morën pjesë asistentët: Ariana Sadiku, Blerina Hasani dhe Ujmir Uka, të cilët prezantuan pjesë nga hulumtimet e tyre të doktoratës, të ndërlidhura me temen e eventit shkencor. Në përfundim të aktivitetit, ata u pajisen me certifikata pjesëmarrjeje, ndërsa prof. Zeqiri u nderua me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në organizimin dhe mbajtjen e ligjëratave.
Prof. Zeqiri vazhdimisht ka angazhuar studentët dhe asistentët në kerkime dhe projekte shkencore, duke përfshirë projektin Post-Mining and Transition, në kuadër të të cilit studentë nga Fakulteti i Gjeoshkencave kanë marrë pjesë në shkolla verore të organizuara në Gjermani dhe Kosovë.
