Fakulteti i Gjeoshkencave promovon programet studimore në shkollat e mesme në Skënderaj
Më 21 prill 2026, profesorët e Fakultetit të Gjeoshkencave të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë realizuan aktivitete promovuese në Shkolla Profesionale “Anton Çeta” dhe në Qendra e Kompetencës. Gjatë këtyre vizitave, nxënësit u njoftuan me programet studimore që ofron Fakulteti i Gjeoshkencave, mundësitë për studim dhe kushtet që ofron UIBM për studentët.
Profesorët prezantuan gjithashtu perspektivat profesionale të drejtimeve të Fakultetit të Gjeoshkencave, duke i inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë studimet në UIBM.

