Fgj1

Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave morën pjesë në Kongresin Ndërkombëtar CBGA 2026 në Stamboll

Me përkrahjen e Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave morën pjesë në CBGA 2026. CBGA 2026 u mbajt nga data 9 deri më 11 prill 2026 në Turqi, ku morën pjesë pesë studentë të Fakultetit të Gjeoshkencave: Valona Prokshi, Eljona Munishi, Leutrim Bogiqi, Omer Gucati dhe Albina Rama.

Gjatë këtij kongresi, studentët e UIBM-së morën pjesë aktive në prezantimin e punimeve shkencore. Ndër to, u prezantua edhe punimi me titull “Evaluation of the Washability Characteristics of Zonguldak Coal Seams: The Case of Çatalağzı Coal Preparation Plant”.

Veçanërisht, Eljona Munishi, së bashku me kolegët e saj, kontribuoi në këtë aktivitet të rëndësishëm shkencor përmes prezantimit të punimeve, duke reflektuar nivel të lartë të përgatitjes akademike dhe përkushtim në fushën e mineraleve. Pjesëmarrja e studentëve në aktivitete ndërkombëtare të këtij niveli dëshmon përkushtimin e UIBM-së në mbështetjen e zhvillimit akademik dhe profesional të studentëve të saj.

Fgj2
Shperndaj ne: