Panairi I Bizneseve

Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e Bizneseve në Ditën Alumni UIBM 2026

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë fton të gjithë studentët, alumnit dhe të interesuarit të marrin pjesë në Panairin e Bizneseve në kuadër të Ditës Alumni UIBM 2026, një aktivitet i veçantë që sjell së bashku studentët aktualë, alumnit e suksesshëm dhe përfaqësues të bizneseve.

📅 Data: 19 maj 2026
🕙 Ora: 10:00 – 12:00
📍 Vendi: Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Objekti 1 – Përdhesa

Gjatë këtij aktiviteti do të keni mundësi të:

  • Informoheni për mundësi të praktikës profesionale dhe punësimit;
  • Vizitoni bizneset ku alumnit e UIBM-së janë të punësuar ose i udhëheqin ato;
  • Takoheni me alumnit e suksesshëm dhe të dëgjoni historitë e tyre të suksesit;
  • Zgjeroni rrjetin tuaj profesional dhe të krijoni kontakte të vlefshme për karrierën tuaj.

Ky është një rast i shkëlqyer për të eksploruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe për të parë se si rruga drejt suksesit mund të fillojë pikërisht në UIBM.

Rikthehemi aty ku filloi suksesi!

Ju mirëpresim!

Shperndaj ne: