Rrëfime suksesi nga Alumni i UIBM-së dhe Lansimi i Platformës E-Alumni
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ju fton në aktivitetin “Storje Suksesi nga Alumni i UIBM-së”, në kuadër të Ditës Alumni 2026, i cili do të mbahet më 19 maj 2026, në ora 13:00, në Objektin e Rektoratit të UIBM-së.
Në këtë ngjarje inspiruese, do të keni mundësinë të dëgjoni histori suksesi nga alumnët tanë, të cilët kanë ndërtuar karriera të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, duke ju ofruar motivim dhe orientim për të ardhmen tuaj profesionale.
Po ashtu, gjatë aktivitetit do të bëhet edhe lansimi zyrtar i platformës E-Alumni, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet studentëve dhe alumnëve të universitetit.
Përmes platformës E-Alumni do të mund të:
- lidheni me alumnët e UIBM-së
- merrni këshilla për karrierë
- informoheni për praktika dhe punësim
- zgjeroni rrjetin tuaj profesional
📅 19 maj 2026
🕐 13:00
📍 Rektorati i UIBM-së
Mos e humbisni këtë mundësi inspiruese për rrjetëzim, mësim dhe zhvillim profesional!
