F11

U ndanë certifikatat për fituesit e çmimeve vjetore në fushën e kërkimit shkencor për vitin 2025

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka ndarë të martën certifikatat  e çmimeve vjetore në fushën e kërkimit shkencor për vitin 2025. Sipas vendimit të Këshilli Kërkimor fitues të çmimeve janë: “Hulumtuesi i vitit 2025” – Prof. asoc. dr. Fatos Rexhepi, “Hulumtuesi i ri për vitin 2025” – Prof. ass. dr. Bastri Zeka, “Punimi më i mirë Master për vitin 2025” – Msc. Lumnije Sylejmani dhe “Punimi më i mirë i vitit 2025” nga Fakulteti i Gjeoshkencave – Prof. asoc. dr. Festim Kutllovci.

Rektorja Deva e cila shoqërohej edhe nga prorektorët, ka përgëzuar fituesit për punën dhe sukseset e tyre. Ajo tha se të arriturat e stafit akademik dhe studentëve në fushën e kërkimit shkencor janë inkurajuese.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Kërkimor, prof.asoc.dr, Bahtir Hyseni, tha se këto çmime ndahen si vlerësim për arritjet e dalluara në veprimtarinë kërkimore-shkencore, kontributin në publikime, projekte kërkimore, mentorim dhe avancimin e cilësisë akademike në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Fituesit janë shprehur të lumtur me vlerësimin dhe mbështetjen nga menaxhmenti i UIBM. Ata potencuan se kjo do të ndikojë në motivimin e stafit akademik dhe studentëve për punë shkencore.

Bas
Shperndaj ne: