Studentët e UIBM morën pjesë në aktivitetin “Ecje nëpër kujtesë” në Reçak
Studentë të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë morën pjesë në aktivitetin “Ecje nëpër kujtesë: Vizitë reflektuese në Reçak”, të organizuar nga OJQ REC (Reconciliation Empowering Communities). Aktiviteti u zhvillua në Memoriali i Reçakut dhe mblodhi të rinj nga rajoni i Mitrovicës për të reflektuar mbi të kaluarën e afërt të Kosovës dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kujtesës, drejtësisë tranzicionale, empatisë dhe dialogut ndërmjet të rinjve.
Pjesëmarrja e studentëve të UIBM-së në këtë aktivitet dëshmon angazhimin e tyre në promovimin e vlerave të paqes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës.


