Prof.dr. Zarife Bajraktari-Gashi realizon me sukses STSM në kuadër të COST Action CA22143 – EuMINe
Nga data 07–13 qershor 2026, Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi realizoi me sukses një Short-Term Scientific Mission (STSM) në kuadër të COST Action CA22143 – EuMINe, në University of Chemical Technology and Metallurgy (UCTM) në Sofie, Bullgari. Gjatë qëndrimit u zhvilluan aktivitete kërkimore dhe u shfrytëzua infrastruktura laboratorike e UCTM-së, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kërkimeve shkencore.
Prof. Bajraktari Gashi falënderon veçanërisht Prof. Janna Mateeva për mikpritjen, mbështetjen profesionale dhe qasjen në laboratorët e UCTM-së, të cilat mundësuan realizimin me sukses të këtij misioni shkencor.
