U mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Good Society – A Multidimensional Approach”
Kjo konferencë u bë e mundur nën organizimin e Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS), International Sociological Association (ISA), Universiteti të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), dhe universiteteve të tjera partnere në Kosovë dhe rajon. Konferenca i zhvilloi punimet me 17 dhe 18 nëntor (2017) në Universitetin “Marin Barleti” në Tiranë. Temë qendrore e konferencës ishte “Shoqëri e mirë – një përqasje shumëdimensionale”.
Në konferencë morën pjesë 232 autorë dhe koautor, me 150 prezantime, nga 25 shtete të ndryshme të Botës. Konferenca filloi punimet me seksione plenare ku referues kryesor ishin: Mark Small – Clemson University; North Carolina, USA; Lap Yan Kung – Chinese University of Hong Kong; Annette Michelsen La Cour – University of Southern Denmark; Isuf Kalo, Akademia e Arteve dhe Shkencave e Shqipërisë dhe Servet Pëllumbi, Instituti Shqiptar i Sociologjisë.
Konferenca punimet i zhvilloi në 15 seksione tematike, ku edhe ndau çmimin për prezantimet më të mira. Një ndër fituesit “Award for the best presentation” ishte edhe Profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, profesor Besim Gollopeni.
Bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimi mes UMIB dhe Institutit Shqiptar të Sociologjisë, me një vendim kolektiv u vendos që konferenca e radhës të zhvilloj punimet me 17 dhe 18 nëntor 2018, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Mitrovicë.
Profesor Gollopeni, në emër të Rektorit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, prof. dr. Alush Musaj, ka përshëndetur të pranishmit në konferencë dhe njëkohësisht ju ka dëshirua mirëseardhje në konferencën e radhës e cila do të organizohet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Mitrovicë.