Rektori Musaj, jua uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, ua uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, studentëve, mësimdhënësve, punëtorëve të administratës së Universitetit dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ai uron gjithashtu për ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari si dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rektori Musaj, potencon se ngjarjet e mëdha historike të nëntorit, që tashmë janë festa mbarëkombëtare, i japin jetë idesë së shqiptarëve për identitet kombëtar, për zhvillim ekonomik dhe prosperitet perëndimor. “Tri ngjarjet e mëdha historike të lidhura me një datë, e bëjnë 28 Nëntorin, të veçantë dhe motivues për të gjithë ne. Këto ngjarje dhe këto festa kuptimin më të mirë e marrin me rritjen e cilësisë në edukimin e gjeneratave të reja, prandaj le t’i shfrytëzojmë si një katalizator shtesë në rrugëtimin tonë”, tha ai.