Hapet aplikimi për AI Hackathon Kosovo
Janë hapur aplikimet për AI Hackathon Kosovo, që organizohet nga Genpact, përmes GigaAcademy. Aktiviteti do të bashkojë studentë për të adresuar sfida reale përmes Inteligjencës Artificiale.
Gjatë dy ditëve, pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe, do të eksperimentojnë me AI dhe do t’i shndërrojnë idetë e tyre në zgjidhje funksionale, me mbështetjen e inxhinierëve me përvojë. Aktiviteti ofron dy kategori sfidash: “Agentic AI for Business” dhe “AI for Kosovo”.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është partner zyrtar i këtij hackathoni.
Informacionet kryesore:
- Pjesëmarrja: Falas.
- Aplikimi: Individualisht ose në ekip prej 4-5 persona.
- Vendi: Prishtinë, me pjesëmarrje fizike për ekipet që kalojnë procesin e përzgjedhjes.
- Çmimet: Vouchers në vlerë të përgjithshme prej 3,500 euro, për tri ekipet fituese.
- Afati për aplikim: 20 shtator 2026.
UIBM inkurajon studentët e interesuar të aplikojnë dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar aftësitë praktike dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të fushës.
