Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik mori pjesë në takimin e LIAISE COST Action CA22110
Më 22 dhe 23 shtator, profesoresha Ajtene Avdullahi nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) mori pjesë në takimin e LIAISE COST Action CA22110, të organizuar në Universitetin e Maltës.
Takimi u fokusua në vlerësimin e progresit të arritur, koordinimin e aktiviteteve të mbetura dhe planifikimin e fazës përfundimtare të këtij COST Action. Diskutimet trajtuan gjithashtu konsolidimin e rezultateve, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe qëndrueshmërinë e rezultateve në fushën e Simbiozës Industriale (Industrial Symbiosis).
Gjatë qëndrimit në Universitetin e Maltës, pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të vizitonin laboratorët e kërkimit inxhinierik dhe inovacionit në kampusin Msida, duke u njohur nga afër me infrastrukturën, kapacitetet dhe aktivitetet kërkimore të këtij institucioni.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet ndërkombëtar kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet UIBM dhe institucioneve akademike evropiane, si dhe në promovimin e shkëmbimit të njohurive dhe përvojave në fushën e Simbiozës Industriale.


