2..

Memorandum Bashkëpunimi me “YSP Balkan”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr.Nurten Deva ka nënshkruar të mërkurën një Memorandum Bashkëpunimi me  Ejona Icka, drejtoreshë ekzekutive e “YSP-Balkan”.  Ky Memorandum Mirëkuptimi synon të vendosë një kornizë të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet “YSP Balkan” dhe Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë, në përputhje me misionin, strategjitë dhe fushat e veprimtarisë së të dyja palëve.

Bashkëpunimi do të fokusohet në zhvillimin dhe mbështetjen e nismave dhe aktiviteteve edukative, akademike, kërkimore, sociale, kulturore dhe rinore, me qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët, të rinjtë, stafin akademik dhe komunitetin. Mbi bazën e këtyre interesave dhe objektivave të përbashkëta, bashkëpunimi do të shtrihet në fusha si: arsimi dhe rinia, parandalimi social dhe përfshirja, shëndeti dhe mirëqenia, kultura dhe trashëgimia, sporti dhe aktivitetet rinore etj.

Rektorja Deva dhe drejtoresha Icka janë zotuar që të marrin masat e duhura që ky Memorandum Bashkëpunim të jetësohet, duke pasur parasysh interesin reciprok. Youth and students for Peace Balkan “YSP Balkan” është organizatë joqeveritare, pjesë e International Association of Youth and Students for Peace, me Status Konsultativ Special pranë Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara.

3
Shperndaj ne: