DCIM.00 01 35 20.Still006

THIRRJE PËR PJESËMARRJE – WORLD FOOD DAY

Me rastin e Ditës Botërore të Ushqimit (World Food Day), Fakulteti i Infermierisë dhe Shkencave të Shëndetit në Notre Dame University – Louaize (NDU) dhe Western Sydney University ftojnë studentët nga të gjitha programet e studimit të marrin pjesë në një sfidë ndërkombëtare për dizajnimin e një posteri që paraqet një hulumtim ose inovacion transformues në fushën e ushqimit dhe të ushqyerit.
Kjo është një mundësi e mirë për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të UIBM-së që të prezantojnë ide inovative dhe të kontribuojnë në një aktivitet me pjesëmarrje ndërkombëtare.
🏆 Çmimet: Fituesit do të shpërblehen me çmime dhe certifikata zyrtare të mirënjohjes.
📅 Afati për dorëzimin e posterit: 6 tetor 2026
🌍 Juria ndërkombëtare përfshin profesionistë dhe akademikë nga Australia, Franca, Kosova dhe Libani, ndër ta edhe Prof. Bahtir Hyseni, nga Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.
Aktiviteti sponsorizohet nga Global Harmonization Initiative dhe Lebanese Association of Food Scientists & Technologists (LAFST).
📌 Për më shumë informata dhe për të dorëzuar posterin:
📧 Për pyetje:
Ftohen studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të shfrytëzojnë këtë mundësi për të prezantuar kreativitetin, njohuritë dhe idetë e tyre inovative në fushën e ushqimit dhe teknologjisë ushqimore.
Shperndaj ne: