Untitled Design

Konkurs për pranimin e 7 studentëve për punë praktike me pagesë në administratën e UIBM

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shpall konkurs për pranimin e 7 studentëve për punë praktike me pagesë në administratën e universitetit, në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”.

Informata kryesore:

  • Numri i studentëve: 7
  • Kohëzgjatja e praktikës: 3 muaj
  • Vendi i praktikës: Administrata e UIBM-së
  • Afati i aplikimit: 09–23 tetor 2026

Mënyra e aplikimit:

Studentët e interesuar duhet fillimisht të krijojnë profilin e tyre në platformën Kosovo Generation Unlimited dhe më pas të aplikojnë online për pozitën e shpallur. Dokumentet e kërkuara duhet të dërgohen edhe në adresën elektronike: [email protected].

Për të parë kërkesat e plota të konkursit dhe për të aplikuar, klikoni në linkun: https://www.kosovogenu.com/jobs/6ac89e41e452af42b09a5a0e?page=1

Sesioni informues për aplikim:

Për t’i mbështetur studentët gjatë procesit të aplikimit, do të organizohet një sesion informues nga Qendra për Zhvillim të Karrierës UIBM me detaje si më poshtë:

  • Data: 13 tetor 2026
  • Ora: 10:00–12:00
  • Vendi: Salla 308, Objekti 1, kati i 3-të, UIBM

Studentët që kanë nevojë për asistencë gjatë regjistrimit ose aplikimit në platformë mund të kontaktojnë në adresën elektronike [email protected].

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale.

Shperndaj ne: