Sesion informues për aplikim në praktikën me pagesë në UIBM
Qendra për Zhvillim të Karrierës ju fton të merrni pjesë në sesionin informues lidhur me mundësinë e aplikimit për praktikë me pagesë në administratën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited (K-GenU)”.
Përmes këtij programi, 7 studentë do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale.
📅 Data: 13 tetor 2026
🕙 Ora: 10:00–12:00
📍 Vendi: Salla 308, Objekti 1, kati i 3-të, UIBM
Gjatë sesionit, studentët do të informohen për procedurat e aplikimit, regjistrimin në platformë dhe dokumentet e nevojshme.
⏳ Afati i aplikimit: 10–23 tetor 2026
🔗 Apliko online: Kosovo Generation Unlimited
Për informata dhe asistencë gjatë aplikimit, kontaktoni në: [email protected].
Ju mirëpresim!
