U mbajt trajnimi për zhvillimin e aftësive profesionale
Studentë dhe të rinj kanë marrë pjesë në trajnimin për zhvillimin e aftësive profesionale “Youth Empowered”, që është mbajtur të martën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit “Coca-Cola HBC Kosova”, të realizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) në bashkëpunim me UIBM.
Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë fuqizimi i të rinjve dhe përgatitja e tyre për tregun e punës. Fillimisht në emër të UIBM, të pranishmit i ka përshëndetur drejtori për Informim dhe Komunikim, Ahmet Jashari, i cili shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij organizimi, që është mirëpritur nga studentët dhe të rinjtë mitrovicas.
Ai theksoi se përveç njohurive praktike, aftësive të reja dhe zhvillimit profesional dhe në karrierë, gjithsesi kjo është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për studentët, që të dëgjojnë histori suksesi. “Është një moment frymëzimi nga modele të suksesshme të shoqërisë sonë”.
Trajnimi ka vazhduar me prezantimet e ekspertëve nga fusha të ndryshe me ekspertizë në fusha të rëndësishme për zhvillimin profesional dhe ndërmarrësisë: Valmir Hazeri ka folur për inteligjencën artificiale, Armend Ukshini për ndërmarrësi dhe Florie Hajra për siguri.






![DSC_1414[1]](https://umib.net/wp-content/uploads/2026/10/DSC_14141-scaled.jpg)