Untitled Design4

Ftesë për pjesëmarrje në Ceremoninë e Diplomimit 2025–2026 – UIBM

Të nderuar studentë,

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Ceremoninë e Diplomimit të gjeneratës 2025–2026, e cila shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin tuaj akademik.

Detajet e ceremonisë:

  • Data: 26 tetor 2026
  • Ora e paraqitjes së studentëve: 11:00
  • Fillimi i ceremonisë zyrtare: 12:00
  • Vendi: Amfiteatri 1, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë

Studentët duhet të jenë të pranishëm nga ora 11:00 për përgatitjen me veshjet akademike dhe sistemimin në vendet e përcaktuara, në mënyrë që ceremonia të fillojë me kohë.

Familjarët dhe mysafirët janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë zyrtare nga ora 12:00, në Amfiteatrin 1 të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi të plotësoni formularin e regjistrimit përmes lidhjes së mëposhtme: Formulari i regjistrimit për Ceremoninë e Diplomimit 2025–2026

Linku: https://forms.gle/UMdCaKbmbWeGkU6P7

Ju lutemi të regjistroheni paraprakisht, në mënyrë që të mundësohet organizimi sa më i mirë i ceremonisë.

Ju përgëzojmë për arritjet tuaja akademike dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional!

Shperndaj ne: