UIBM partner i Global Entrepreneurship Week Kosovo 2026
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë është ndër partnerët e Global Entrepreneurship Week Kosovo 2026, që do të mbahet nga 16 deri më 22 nëntor.
Kjo nismë synon të promovojë inovacionin, ndërmarrësinë dhe zhvillimin e ideve të reja, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, bizneseve dhe të rinjve.
Për agjendën dhe informatat e tjera rreth aktiviteteve, do t’ju informojmë me kohë.
