E1

Studentët e Fakultetit Ekonomik morën pjesë në aktivitetin “Green Finance Day 2026”

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, së bashku me dekanin, prof.dr. Qazim Tmava, morën pjesë në aktivitetin “Green Finance Day 2026”, të organizuar nga Insta Innovation Center. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të industrisë dhe drejtues të sektorit bankar, të cilët përmes dy paneleve diskutimi trajtuan të ardhmen e financimit të gjelbër dhe rëndësinë e investimeve të qëndrueshme.

Gjatë diskutimeve u trajtuan mënyrat se si institucionet financiare vlerësojnë investimet e qëndrueshme, mundësitë që ofrojnë mekanizmat e financimit të gjelbër, si dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve financiare dhe sektorëve të ndryshëm për realizimin e projekteve me ndikim pozitiv në mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm. Pjesëmarrja në këtë aktivitet u ofroi studentëve mundësinë të njihen më nga afër me zhvillimet dhe praktikat aktuale në fushën e financave të gjelbra, si dhe të përfitojnë nga përvojat dhe perspektivat praktike të profesionistëve të sektorit financiar.

UIBM mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që ndërlidhin procesin akademik me zhvillimet në tregun e punës dhe krijojnë mundësi për zgjerimin e njohurive dhe përvojave profesionale të studentëve.

E2
Shperndaj ne: