Rektori Musaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Abdilaqim Ademit
Rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Abdilaqim Ademit, i cili ka vdekuar pas një sëmundje të rëndë. Rektori Musaj, e vlerëson si një humbje për familjen, shoqërinë dhe gjithë shqiptarët në Maqedoni dhe më gjerë.
I ndjeri ka qenë një personalitet i shquar, që ka mbajtur poste të ndryshme politike në Maqedoni, qoftë si deputet, si ministër i Arsimit etj. Ai ka qenë i lidhur edhe me Mitrovicën, meqë ka studiuar në Fakultetin e Xehtarisë në këtë qytet.