KGU (2)

Studentët e UIBM njihen me mundësitë e platformës Kosovo Generation Unlimited dhe Kartës Rinore Evropiane

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në disa nga fakultetet e universitetit, patën mundësinë të njihen më për së afërmi me mundësitë që ofrojnë platforma Kosovo Generation Unlimited (K-GenU) dhe Karta Rinore Evropiane.

Gjatë prezantimit të platformës K-GenU, të realizuar nga Flutra Abdullahu, përfaqësuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, studentët u informuan për funksionalitetet e platformës, mundësitë për zhvillim profesional, qasjen në mundësi punësimi, si dhe programet e praktikës për të rinjtë.

Njëkohësisht, studentëve iu prezantua edhe Karta Rinore Evropiane, përmes së cilës u informuan për mënyrën e përdorimit, përfitimet dhe mundësitë që kjo kartë ofron për të rinjtë në fusha të ndryshme.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë mbetet i përkushtuar në informimin dhe orientimin e studentëve drejt mundësive që kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke i afruar ata me programe, platforma dhe iniciativa që mbështesin punësimin dhe aftësimin e të rinjve.

UIBM është gjithashtu partner në programin Kosovo Generation Unlimited (K-GenU) dhe, në kuadër të këtij bashkëpunimi, angazhon praktikantë në administratën e universitetit, duke u ofruar studentëve mundësi për të fituar përvojë praktike dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale.

KGU (6)
Shperndaj ne: