Studentët e FTU-së realizojnë vizitë studimore në kompaninë M&Sillosi në Rahovec
Studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, në kuadër të lëndës” Materialet me prejardhje bimore” nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, realizuan një vizitë studimore në kompaninë M&Sillosi në Rahovec. Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e përpunimit të grurit, duke përfshirë fazat kryesore të pranimit, pastrimit, bluarjes dhe transformimit të tij në miell. Kjo përvojë praktike u mundësoi atyre të lidhin njohuritë teorike me aplikimin konkret në industri, si dhe të kuptojnë rëndësinë e kontrollit të cilësisë dhe teknologjisë moderne në prodhim.
Studentët u shoqëruan nga Prof. Ass. Dafina Llugaxhiu dhe asistentja Arbnora Durmishaj, të cilat kontribuan në orientimin dhe thellimin e diskutimeve profesionale.

