Rektorja Deva bën homazhe në Prekaz me rastin e Festave të Nëntorit
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva së bashku me bashkëpunëtorë dhe studentë ka bërë homazhe të premten në varrezat e dëshmorëve në Prekaz. Ajo ka nderuar jetën dhe veprën e komandantit, Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, me rastin e Festave të Nëntorit.
Rektorja Deva tha se nëntori ka bërë bashkë tri festa të mëdha kombëtare në një ditë të vetme. “Urime të gjithëve shqiptarëve Festën e Flamurit, përvjetorin e paraqitjes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit, Adem Jasharit”.


