Flamuri

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva për 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Të nderuar/a,

Me lejoni që në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar. Përkulemi me respekt para veprës së dëshmorëve  dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në ngritjen dhe valëvitjen e lirë të flamurit kombëtar.

Nëntori sjell emocione për çdo vit për shqiptarët kudo që janë. Dita e Flamurit, paraqitja e parë publike e UÇK-së dhe ditëlindja e Adem Jasharit, në një ditë të vetme i kanë dhënë një dimension të veçantë historik kësaj feste.

Urime shqiptarë kudo që jeni!

Me respekt

Rektorja

Prof.dr. Nurten Deva

Shperndaj ne: