Ligjërata e dytë në Klinikën Juridike Penale
Është mbajtur java e dytë e ligjëratave në kuadër të sesionit të ri të projektit “Klinika Juridike Penale”. Para studentëve, avokati Vehbi Beqiri, ka folur për temën “Përfaqësimi i klientit në procedurën penale”.
Në diskutim me studentët, avokati Beqiri, ka shtruar këto dimensione të përfaqësimit të klientit në procedurë penale: dakordimi ndërmjet klientit dhe avokatit për përfaqësim, roli i avokatit në gjithë procedurën penale, natyrën juridike të përfaqësimit, komunikimin avokat-klient.
Menaxhmenti i fakultetit falënderon avokatin z. Vehbi Beqiri për pjesëmarrjen dhe diskutimin me studentët.