Fotojuri

Klinika Penale ka vazhduar me javën e tretë të saj

Hartimi i akteve juridike në procedurën penale ka qenë temë e ligjërimit në javën e tretë të Klinikës Juridike Penale.

z.Valon Mehmeti, avokat nga Mitrovica, ka diskutuar me studentët aspektet praktike të hartimit të disa llojeve të akteve juridike në faza të ndryshme të zhvillimit të procedurës penale, duke diskutuar edhe problemet që shfaqen në këto faza dhe të cilat reflektojnë në përmbajtjen e këtyre akteve.

Menxhmenti i fakultetit falënderon avokatin z.Valon Mehmeti për prezencën dhe diskutimin me studentët