Përgatitja e fjalës hyrëse – tema e javës së gjashtë në Klinikën Juridike Penale
Feti Tunuzliu, Prokuror në Prishtinë, ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit Juridik në javën e gjashtë të Klinikës Juridike Penale.
Gjatë kësaj ligjërate, z.Tunuzliu ka diskutuar me studentët fjalën hyrëse si një institut relativisht i ri i procedurës penale. Përmbajtja e fjalës hyrëse, palët të cilat e përgatisin dhe paraqesin atë, faza në të cilën paraqitet fjala hyrëse dhe elementet që duhet t’i përmbajë, kanë qenë temat të cilat kanë provokuar debatin e sotëm.
Stafi menaxhues i fakultetit, falënderon prokurorin z.Feti Tunuzliu për prezencën dhe ligjeratën e mbajtur me studentë.