Misioni –
Misioni i Shoqatës Alumni është të ofrojë lidhje të fortë komunikimi ndërmjet Universitetit, studentëve dhe Alumnit për të promovuar një frymë uniteti, bashkëpunimi dhe besnikërie mes tyre, si dhe për ngritur imazhin e Universitetit dhe të gjithë anëtarëve Alumni.
Programet e Alumni shërbejnë si urë lidhje në mes studentëve dhe Alumnit duke i mbajtur të informuar dhe të interesuar për zhvillimin e vazhdueshëm të Universitetit dhe mundësive për bashkëpunim.
Universiteti “Isa Boletini” ka për qëllim që rrjetit Alumni t’u ofrojë përkrahje të vazhdueshme duke i parë ata si një aset të pashmangshëm dhe të një rëndësie të veçantë. Në këtë mënyrë të gjithë Alumnit do të:
- Mbahen të informuar dhe të interesuar për zhvillimin e vazhdueshëm të Universitetit;
- Ftohen rregullisht që në mënyrë aktive të marrin pjesë në: konferenca, ngjarje, seminare, trajnime, si dhe ligjërata publike me qëllim të avansimit profesional të diplomuarve;
- Kenë çasje në shërbimet e karrierës për Alumni;
- Ftohen të regjistrohen me qëllim që të krijohet databaza e të diplomuarve me të dhënat e tyre për të bërë të mundur depërtimin e tyre më të lehtë në tregun e punës;
- Njoftohen për konkurset e shpallura;
- Ftohen të marrin pjesë në shkëmbime shkencore dhe profesionale ndërkombëtare përmes relacioneve me shoqatat Alumni të regjionit dhe më gjërë;
- Inkurajohen të zhvillojnë bashkëpunimin e Universitetit me ndërmarrje dhe institucione në të cilat janë të angazhuar anëtarët Alumni;
- Ndajnë me anëtarët e shoqatës Alumni Storjet e Suksesit;
- Ftohen në organizimin Alumni Day etj.