Më 16-17 nëntor 2018, mbahet Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global”
Më 16-17 nëntor 2018, në Kampusin e ri të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, mbahet Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Vazhdimësia historike dhe ndryshimi: Ballkani në kontekst evropian dhe global”. Ceremonia e hapjes së Konferencës mbahet më 16 nëntor 2018, prej orës 10:00 në një nga sallat e objektit të ri në kuadër të kampusit universitar që gjendet në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë.
Ndryshe, kjo Konferencë organizohet në bashkëpunim nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Universiteti “Aleksandër Mosisiu”, Durrës dhe Kolegji “AAB” në Prishtinë. Konferenca gjithashtu mbështetet edhe nga Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, Asociacioni Ndërkombëtar i Sociologjisë, Shoqata Sociologjike Shqiptare dhe nga Instituti Shqiptar i Sociologjisë.