4 ekipe nga FIMK në mesin e 6 finalistëve të JunctionX ITP Prizren Hackathon 2025
Më 21–23 maj 2025, 16 studentë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK)
morën pjesë në edicionin e sivjetmë të JunctionX ITP Prizren Hackathon.
morën pjesë në edicionin e sivjetmë të JunctionX ITP Prizren Hackathon.
Të organizuar në katër ekipe të ndryshme, studentët tanë – nga viti i parë, i dytë dhe i tretë i
studimeve – punuan intensivisht për 48 orë për të ndërtuar zgjidhje teknologjike mbi sfida reale të propozuara nga partnerë të industrisë. Pavarësisht sfidës së kohës dhe konkurrencës së fortë, të katër grupet e UIBM arritën të hyjnë në fazën finale, duke dëshmuar nivel të lartë profesionalizmi, bashkëpunimi dhe kreativiteti.

Hackathoni, i mbajtur në ambientet e Innovation and Training Park (ITP) në Prizren,
bashkoi talente të rinj nga e gjithë Kosova dhe rajoni, të cilët përmes mentorimit dhe punës në ekipe zhvilluan prototipe funksionale me ndikim të mundshëm në sektorë si teknologjia e informacionit, energjia, arsimi dhe të dhënat digjitale.

“Pjesëmarrja e të gjithë ekipeve të UIBM në finale është një dëshmi konkrete e përgatitjes teknike që po zhvillohet në këtë fakultet dhe e përkushtimit të studentëve tanë ndaj zgjidhjes së problemeve reale me qasje inovatore”, thekson, Prof. ass. dr. Berat Ujkani, shef i departamentit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri.
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” e konsideron përfshirjen në ngjarje të tilla si pjesë përbërëse të misionit të tij për të zhvilluar një gjeneratë të re profesionistësh të gatshëm për tregun e punës, sfidat teknologjike dhe kërkesat e ekonomisë digjitale!