Abdullahu

UIBM përfaqësohet në Konferencën  EAIE (European Association for International Education)

Abdullah Sadiku, zyrtar i Lartë për Programe dhe Projekte ka përfaqësuar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë  në Konferencën  EAIE (European Association for International Education), duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e UIBM për fuqizimin e dimensionit ndërkombëtar në arsimin e lartë. Konferenca EAIE, e cila është ngjarja më e madhe evropiane kushtuar arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimit të tij, mblodhi këtë vit mijëra përfaqësues nga universitete, institute kërkimore dhe organizata të ndryshme nga mbarë bota.
Pjesëmarrja e tij shënon një moment të rëndësishëm për UIBM, pasi hap mundësi të reja për partneritete ndërkombëtare, projekte të përbashkëta dhe shkëmbime akademike. Ky angazhim kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e profilit ndërkombëtar të universitetit, në zgjerimin e rrjeteve bashkëpunuese, si dhe në përmirësimin e përvojës së studentëve dhe stafit akademik përmes mobiliteteve dhe projekteve ndërkombëtare.

Universiteti mbetet i përkushtuar që përmes përfaqësimeve të tilla të avancojë misionin e tij për një arsim më cilësor, më të hapur dhe më të lidhur me zhvillimet globale.

Shperndaj ne: