Turniri

Studentët organizuan turnir në futboll për nder të 28 Nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Këshillat e Studentëve të fakulteteve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), organizuan një turnir në futboll të vogël. Turniri ku morën pjesë 16 ekipe ka kaluar mirë dhe në atmosferë festive, ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm studentët.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Fitim Latifaj, tha se ky turnir tashmë është bërë tradicional dhe kështu mëtohet të vazhdohet edhe në të ardhmen. Ai falënderoi rektorin e UMIB-it, Alush Musaj, për mbështetjen edhe për organizimin e një koktej rasti për ekipet pjesëmarrëse në fund të turnirit.