Akvititeti tradicional i programit të praktikës në bankën Raiffeisen
Të nderuar,
Ju njoftojmë që akvititeti tradicional i pragramit të praktikës në bankën Raiffeisen do të organizohet edhe këtë vit.
Programi Raiffeisener do të zhvillohet në periudhën 01 korrik- 31 gusht 2016.
Sikurse edhe në vitet e kaluara, edhe këtë vit banka Raiffeisen ju fton të vazhdojmë bashkëpunimin me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në mënyrë që të kemi sa më shumë mundësi të përzgjedhjes së studentëve më të mirë për praktikë, që është në interes të përbashkët si për ju dhe studentët tuaj, ashtu edhe për ne.
Programi i praktikës është një mundësi ideale që studentët të zhvillojnë njohuritë e tyre, t’a praktikojnë diturinë e fituar dhe të aftësohen për punësim.
Data e fillimit te aplikimit të studentëve per praktikë është 12 maj – 20 maj 2016!
Ju lutem shpalljen e bashkangjitur e postoni ne webfaqen e Universitetit tuaj apo edhe t’a komunikoni njoftimin përmes e-mailit grupor tek studentët e vitit te fundit të studimeve Bachelor të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik
Për më shumë detaje, ju lutem e gjeni të bashkangjitur shpalljen
Të gjithë strudentët që i plotësojnë kriteret në fazën e testit nevojitet të kenë me vete nje dokument zyrtar të lëshuar nga Universiteti juaj që dëshmon notën mesatare dhe vitin e studimit
Për cdo informatë shtesë, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Falemnderit për bashkëpunim!
Me respekt,
Arbesiana Agaj
Training Officer
Human Resources & Training Department
Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C
Eqrem Çabej 8, Prishtinë 10000, Kosovë
Tel: +381(0)38 222 222 384
Fax: +381(0)38 20 30 1 118
E-mail: arbesiana.agaj@raiffeisen-
www.raiffeisen-kosovo.com
Kliko këtu: Baneri