Njoftim – regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 25.07.2016 deri me 29.07.2016

  1. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej 25.07.2016 deri me 29.07.2016, prej orës 9:00 – 15:00. Jashtë këtij afati kandidatet e pranuar nuk do te mund te regjistrohen, prandaj luten qe t’i përmbahen afatit të lartshënuar.
  2. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
  3. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit.
  4. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), te cilat duhet te jene sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

5.. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.

  1. Pagesa për një semestër për studentë qe nuk janë shtetas të Republikës se Kosovës, do te jetë 25 € për studime te rregullta.
  2. Pagesa për semestër behet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagese, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.