Me qëllim të rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit, të hënën në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti i Gjeoshkencave nënshkroi një marrvëveshje bashkëpunimi me kompaninë Sharrcem.

Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e kompanisë Sharrcem: Behar Disha, Drejtor Menaxhues në Sharrcem; Vigan Sylejmani, Menaxher i Burimeve Njerezore.
Nga ana e Fakultetit të Gjeoshkencave në Mitrovicë marrëveshjen e nënshkruan Prof Asoc.Dr. Festim Kutllovci, Dekan dhe Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi.
Në këtët marrëveshje janë përshkruar në detaje obligimet e secilës palë, duke përfshirë angazhimet e studentëve në aktivitete të ndryshme si dhe punime diplome, seminare, vizita studimore, dhe hulumtime të përbashkëta nga fusha të ndryshme bashkëpunimit.
Gjithashtu, marrëveshja ofron mundësi punësimi për studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësit të reja për studentët, të fuqizojë lidhjet ndërmjet akademisë dhe industrisë, dhe të kontribuojë në zhvillimin profesional të të rinjve!