Foto MOU

Me qëllim të rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit, të hënën në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Fakulteti i Gjeoshkencave nënshkroi një marrvëveshje bashkëpunimi me kompaninë Sharrcem.

Marrëveshja u nënshkrua nga përfaqësuesit e kompanisë Sharrcem: Behar Disha, Drejtor Menaxhues në Sharrcem; Vigan Sylejmani,  Menaxher i Burimeve Njerezore.

Nga ana e Fakultetit të Gjeoshkencave në Mitrovicë marrëveshjen e nënshkruan Prof Asoc.Dr. Festim Kutllovci, Dekan dhe Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi.

Në këtët  marrëveshje janë përshkruar në detaje obligimet e secilës palë, duke përfshirë angazhimet e studentëve në aktivitete të ndryshme si dhe punime diplome, seminare, vizita studimore, dhe hulumtime të përbashkëta nga fusha të ndryshme bashkëpunimit.

Gjithashtu, marrëveshja ofron mundësi punësimi për studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave.

Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësit të reja për studentët, të fuqizojë lidhjet ndërmjet akademisë dhe industrisë, dhe të kontribuojë në zhvillimin profesional të të rinjve!

Shperndaj ne: