Mundësi për praktikë me pagesë për studentët e vitit të fundit ose të sapo diplomuarit nga Fakulteti Juridik
Zyra e Noterit Artan Osmani shpall mundësinë për praktikë me pagesë për studentët e vitit të fundit ose të sapo diplomuarit nga Fakulteti Juridik. Kjo është një mundësi ideale për të fituar përvojë profesionale në një ambient serioz dhe bashkëkohor, duke punuar nën mbikëqyrjen e një noteri. Praktikantët do të kenë mundësi të përfshihen në punën e përditshme të zyrës.
Detaje të pozitës:
• Pozita: Praktikant/e
• Lloji i angazhimit: Praktikë me pagesë
• Orari: 08:30 – 16:30 me fleksibilitet për studentët
• Lokacioni: Mitrovicë, Lagjja e Boshnjakëve
• Kohëzgjatja: 12 muaj me mundësi vazhdimi
Përgjegjësitë:
• Asistim në hartimin dhe përgatitjen e akteve noteriale
• Hulumtim dhe interpretim i çështjeve juridike që lidhen me veprimtarinë noteriale
• Mbështetje në punët administrative të zyrës
• Bashkëpunim me klientë dhe institucione në procedura të ndryshme ligjore dhe dokumentuese
Kualifikimet e kërkuara:
• Student/e i/e vitit të fundit të studimeve juridike ose i/e sapo diplomuar
• Njohuri të mira ligjore
• Aftësi të shkëlqyera në komunikim, shkrim dhe analizë ligjore
• Njohuri të gjuhës serbe dhe angleze përbën përparësi
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
Aplikimi:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në, dhe një letër motivuese në adresën elektronike: [email protected], deri më 20 prill 2025. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Orari i punës: 08:30 – 16:30
