Dy studente të UIBM morën pjesë në trajnimin “Transformimi i Gjelbër në Sistemin e Arsimit në Distancë”
Studentet Elona Shyti dhe Gentijana Brahimi kanw përfunduar me sukses trajnimin “Trajnimi për Transformimin e Gjelbër në Sistemin e Arsimit në Distancë”, organizuar nga TIKA (Turkish Cooperation and Coordination Agency), i cili është zhvilluar online në periudhën 28 janar 2025 – 24 mars 2025. Ky trajnim ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe vetëdijesimin për rëndësinë e integrimit të politikave dhe praktikave të qëndrueshme mjedisore në sistemin e arsimit në distancë.
Përmbajtja e trajnimit ka përfshirë tema të rëndësishme si: Vetëdijesimi për mjedisin dhe ndikimet klimatike, Agjenda e Gjelbër dhe objektivat për zhvillim të qëndrueshëm, Menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave, Përdorimi efikas i energjisë dhe burimeve natyrore dhe Zhvillimi i modeleve arsimore që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë këtij trajnimi, Elona dhe Gentijana kanë pasur mundësinë të shkëmbejë përvoja dhe praktika me pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke njohur mënyrat sesi konceptet e transformimit të gjelbër mund të integrohen në platformat online të arsimit dhe në programet akademike. Përvoja e fituar nga ky trajnim do të kontribuojë në avancimin e praktikave mjedisore brenda institucioneve arsimore dhe në promovimin e një kulture më të qëndrueshme mjedisore në procesin arsimor.
