Kor

Ftohet stafi akademik në UIBM që të bëhet pjesë e Konferencës Ndërdisiplinore Ndërkombëtare me temë: “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal: sfidat dhe perspektivat”

Në takimet mes stafit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), dhe  stafit te Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë, eshte rënë dakord për organizimin e përbashkët të Konferencës Ndërdisiplinore Ndërkombëtare me temë: “Zhvillimi i qëndrueshëm rajonal: sfidat dhe perspektivat”, e cila do të mbahet në muajin nëntor 2025.

Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, Prof. Dr. Lorenc Ekonomi,  shprehu vullnetin për përfshirjen e UIBM-së si një partner i rëndësishëm në organizimin e konferencës. Gjithashtu u diskutuan dhe u përcaktuan hapat për realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi shkencore.

Ftohet stafi akademik i UIBM-së që të marrë pjesë aktive në këtë konferencë me prezantime dhe punime shkencore, duke kontribuar në pasurimin e përmbajtjes, rritjen e nivelit akademik dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar. Pjesëmarrja juaj do të jetë një vlerë e shtuar për këtë aktivitet ndërkombëtar.

Shperndaj ne: