Aksion për pastrimin e kampusit universitar me rastin e 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës
Parlamenti Studentor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) bashkërisht me Qendrën për Zhvillim në Karrierë kanë organizuar një aksion për pastrimin e kampusit universitar me rastin e 22 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Përveç drejtuesve të Parlamnetit Studentor dhe QZHK-së, këtij aksioni ju ka bashkangjitur edhe prorektorja, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi.
Aksioni i pastrimit të kampusit universitar është një aktivitet tradicional që organizohet nga Parlamenti Studentor për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës.



