Jouri.jpg…jpgrag

Stafi akademik i Fakultetit Juridik pjesë e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës

Me datë 18 prill 2025, u zhvillua Konferenca e 8-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: “Shteti, Shoqëria dhe Ligji: Sfidat dhe Kushtet për Paqe, Demokraci, Zhvillim dhe Integrim”, organizuar nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Stafi akademik i Fakultetit Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në këtë konferencë u përfaqësua nga Prodekani i Fakultetit Juridik, Prof. ass. dr. Arbnor Ajeti si dhe Prof. ass. dr. Arta Dauti.

Stafi i Fakultetit Juridik (UIBM) prezantuan punimet e tyre shkencore në fushën e së drejtës civile, të cilët edhe morën certifikatat e prezantimit!

 

Shperndaj ne: