Dy mësimdhënës të UIBM po marrin pjesë në “2nd Conference for Green Engineering, Sustainable Materials and Technologies for Circular Economy GREEN CIRC 2025”
Prof.dr. Zarife Bajraktari Gashi dhe prof.asoc.dr. Fatos Rexhepi po marrin pjesë në “2nd Conference for Green Engineering, Sustainable Materials and Technologies for Circular Economy GREEN CIRC 2025”, e cila po mbahet në Faculty of Technology and Metallurgy, Ss. Cyril and Methodius University in Skopje, nga 22 deri më 25 Prill 2025. Profesorët do të prezantojnë punimet e tyre shkencore që trajtojnë tema të rëndësishme në fushën e përpunimit të qëndrueshëm të metaleve, avancimit të materialeve moderne dhe zbatimit të teknologjive inovative për një ekonomi rrethore.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit shkencor ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave akademike dhe promovimin e kërkimeve që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
