Jur

Vizitë studimore e stafit të Juridikut në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet fakulteteve juridike të dy universiteteve, stafi akademik i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) realizoi një vizitë studimore në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Kjo vizitë u organizua me iniciativën dhe bashkëpunimin e ngushtë të dekanit të Fakultetit Juridik të UIBM, prof. dr. Islam Qerimi dhe dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës, prof. asoc. dr. Irma Baraku.

Gjatë kësaj vizite u mbajtën ligjërata nga profesorët e UIBM për studentët dhe stafin akademik të Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër. Ligjëratat prekën fusha të ndryshme të së drejtës, në të cilat stafi ligjërues ka ekspertizë të veçantë. Këto sesione u vlerësuan lartë nga të pranishmit dhe u shndërruan në një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit akademik mes dy institucioneve. Profesorët pjesëmarrës u certifikuan në cilësinë e profesorëve vizitorë për temat e prezantuara gjatë ligjëratave.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, dekanët Qerimi dhe Baraku u pritën edhe nga rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Tonin Gjuraj, i cili u uroi mirëseardhje stafit akademik të UIBM dhe vlerësoi lart këtë iniciativë bashkëpunimi. Në përmbyllje të vizitës, dekanët e dy fakulteteve ranë dakord që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, përfshirë organizimin e ligjëratave të përbashkëta edhe në formë online.

Juu
Shperndaj ne: