Takim me studentët që kanë qenë në mobilitet me programet Erasmus+ dhe CEEPUS
Në ambientin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) eshtë mbajtur takimi me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë që kanë përfituar nga mobilitetet ndërkombëtare përmes programeve Erasmus+ dhe CEEPUS. Studentët kanë realizuar mobilitetin e tyre në universitete prestigjioze në Turqi dhe Austri, ku kanë fituar përvoja të vlefshme akademike dhe personale.
Gjatë takimit, ata ndanë përvojat e tyre me pjesëmarrësit dhe u vendos që këto përvoja jetësore të ndahen më gjerësisht edhe me studentët e tjerë të universitetit. Në këtë drejtim, u ra dakord që studentët të vizitojnë grupe të ndryshme në klasa për të promovuar mobilitetin si një vlerë e shtuar e studimeve universitare.
Prodekani i FIMK, Prof.Fatmir Azemi, propozoi që prezantimet të nisin nga departamentet e FIMK, si fakultet që ka numrin më të madh të studentëve.
