FIMK

Katër studentë të FIMK-ut morën pjesë   në garën “JunctionX Tirana 2025”

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK): Altin Syla, Taulant Peci, Jeton Ahmeti dhe Gentrit Asllani, kanë marrë pjesë në garën “JunctionX Tirana 2025”. Kjo garë organizohet nga “JunctionX Tirana” dhe objektivi kryesor ishte që të krijohen mundësi unike për zhvillimin profesional të studentëve dhe për promovimin e universiteteve në rrjete ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit.

Pas përfundimit të kësaj gare që është mbajtur prej 2 deri më 4 maj 2025, rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim studentin, Taulant Peci, njëri nga pjesëmarrësit e kësaj gare. Rektorja Deva ka shfaqur kënaqësinë që studentët e UIBM janë bërë pjesë e një gare të tillë në mesin e shumë universiteteve.

“Junction” dhe “Slush” për Shqipërinë dhe Ballkanin, janë dy evente globale që lidhin talentet teknologjike me investitorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. “JunctionX Tirana” është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hackathoneve me qendër në Helsinki dhe ka mbledhur mbi 1000 talente nga rajoni në dy edicionet e para të garës.

FIMK
Shperndaj ne: