Bibl

Zgjerim i fondit të bibliotekës së Fakultetit Juridik me tekste nga Universiteti “Aristoteli”

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prof. Dr. Islam Qerimi, i dorëzoi udhëheqësit të bibliotekës së këtij universiteti, z. Alban Fazliu, 22 tituj të teksteve universitare nga fusha e së drejtës, të dhuruara nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Aristoteli” në Selanik.

Ky donacion është rezultat i memorandumit të bashkëpunimit të arritur këtë vit ndërmjet dy fakulteteve, i cili synon forcimin e lidhjeve akademike dhe shkëmbimin e burimeve mësimore.

 

Shperndaj ne: