Tekmitro.jpgfgg

Vazhduan takimet informuese për programet e studimeve në UIBM

Fushata informuese për programet e studimeve në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë për vitin akademik 2025/26 ka vazhduar edhe të enjten në shkollat e mesme të rajonit të Mitrovicës. Takime me maturantë janë mbajtur në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë si dhe në shkollat e mesme të Komunës së Skënderajt: Gjimnazin “Hamëz Jashari”, Shkollën e Mesme Teknike “Anton Çetta” dhe Qendra e Kompetencës.

Takime të tilla një ditë më parë janë mbajtur edhe me maturantë të shkollave të mesme të Komunës së Vushtrrisë.  Në këto takime informuese janë shpërndarë fletushka me të dhëna për programet e studimit, janë shfaqur video prezantuese të kampusit universitar dhe hapësirave të brendshme si dhe janë dhënë shpjegime për interesimin e studentëve lidhur me kushtet e punës, procedurën e aplikimit, bashkëpunimin ndërkombëtar etj.

Drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UIBM, Ahmet Jashari, ka falënderuar drejtorët e shkollave të mesme për mundësinë që kanë krijuar për mbajtjen e takimeve me maturantë. Ai gjithashtu ka vlerësuar punën e mirë të dy ekipeve të UIBM të formuar nga Zyra për Informim, Zyra për Shërbime Studentore, Qendra e Karrierës dhe Parlamenti Studentor.

Në pjesën e dytë të fushatës informuese për të studiuar në UIBM do të vazhdohet puna me prezantime videosh dhe broshurash nëpërmjet uebit dhe rrjeteve sociale të Universitetit. Gjithashtu maturantët janë ftuar që edhe fizikisht ta vizitojnë kampusin universitar për t’u njohur për së afërmi me mundësitë që ofrohen.

Gjim
Shperndaj ne: