Rektorati

Thirrje për aplikime – Programi i trajnimit CyberShield Innovators

Aplikimet janë të hapura për programin “CyberShield Innovators” — një trajnim 100% online, falas dhe me certifikim ndërkombëtar, i iniciuar bashkërisht nga Universiteti Istanbul Gelisim (Turqi) dhe Instituti gjerman Proficiency, me mbështetjen e Institutit Evropian për Inovacion dhe Teknologji (EIT).

Ky program synon fuqizimin e një gjenerate të re ekspertësh në sigurinë kibernetike përmes trajnimeve praktike dhe pajisjes me aftësi digjitale të nivelit më të lartë — që nga fillestarët deri te pjesëmarrësit me njohuri të avancuara.

Pas përfundimit me sukses të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë ndërkombëtare të njohur në të gjitha vendet e BE-së, të mbështetur nga EIT dhe e përputhshme me standardet akademike evropiane.

 Karakteristikat kryesore të programit:

Kohëzgjatja: 5 muaj (qershor – shtator 2025)

100% Online dhe plotësisht falas

Gjuha: Anglisht dhe Turqisht

I hapur për studentë nga të gjitha fushat (pa kufizim disiplinor)

Nuk kërkohet përvojë e mëparshme teknike

Trajnim praktik: siguria e rrjeteve, hacking etik, OSINT, kriptografi, aplikime të inteligjencës artificiale

Mbështetje në ndërtimin e CV-së, këshillim karriere dhe mentorim

Përparësi do t’u jepet pjesëmarrëseve femra

 Shtetet e pranueshme:
Studentët dhe të diplomuarit që banojnë në vendet e Asociuara me Programin Horizon Europe (përfshirë Kosovën) kanë të drejtë të aplikojnë.

 Afati i fundit për aplikim: 31 maj 2025
 Aplikoni këtu: https://csinnovator.com/en/account/register

Shperndaj ne: