Kuvendi

Një grup studentësh nga UIBM vizituan Kuvendin e Kosovës

Një grup studentësh nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) të udhëhequr nga Parlamenti Studentor kanë vizituar të martën Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ata janë pritur në takim nga deputeti, Mërgim Lushtaku, i cili ka shoqëruar studentët në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Parlamentit Studentor, Elmedina Kurti, tha se vizita në Kuvendin e Kosovës ka qenë një përvojë  e mirë për studentët e UIBM. Sipas saj, studentët janë njoftuar me historikun e jetës parlamentare në vend.

Shperndaj ne: